Ekonomistja Ermira Bytyçi kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje me numrin 67
Ekonomistja Ermira Bytyçi ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit, duke iu bashkuar listës së Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 67.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bytyçi përmes një postimi në “Facebook”, ku ka shprehur mirënjohjen për besimin dhe vlerësimin e dhënë ndaj saj, ndërsa ka theksuar se kjo është një sfidë e re në rrugëtimin e saj profesional dhe publik.

“Jeta shpesh ta hap një derë që s’e ke planifiku. Këtë herë, edhe unë po hyj në një sfidë të re. Zyrtarisht pjesë e listës së Lëvizja Vetëvendosje me nr 67. Jam mirënjohëse për besimin dhe vlerësimin. Do mundohem me dhënë maksimumin dhe shpresoj ta arsyetoj me punë e dinjitet”, ka shkruar Bytyçi.
Kandidatura e saj pritet të sjellë në fokus çështjet ekonomike dhe zhvillimore, duke qenë se ajo vjen nga fusha e ekonomisë dhe menaxhimit financiar.



