Haradinaj kujton masakrën e Korishës: Liria jonë në themel i ka ata që u flijuan për liri
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 77 civilët e vrarë në masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth, ku pushtuesit nuk kursyen as 14 fëmijë të kësaj ane.
Haradinaj ka thënë se edhe sot, pas më shumë se dy dekadash, shteti serb nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi për krimet kundër popullit shqiptar.
Ai ka theksuar se liria e Kosovës në themel i ka heronjtë e kombit, martirët, gjithë ata që janë flijuar për liri ndër breza.
“Në 45-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave. Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur. I përjetshëm kujtimi për të rënët!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”



