KLGI në Ferizaj diskuton draft-metodologjinë për monitorimin e të drejtave të fëmijëve në nivel lokal
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti të mërkurën takimin e radhës rajonal në Ferizaj, në kuadër të projektit “Avancimi i të drejtave të fëmijëve në nivel lokal”.
Takimi mblodhi zyrtarë komunalë për të drejtat e fëmijëve, përfaqësues të organizatave lokale dhe partnerë të projektit, me qëllim të prezantimit dhe diskutimit të draft-metodologjisë për monitorimin e zbatimit të të drejtave të fëmijëve në nivel lokal.
Përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të komenteve e rekomandimeve nga perspektiva komunale dhe ajo e shoqërisë civile, u identifikuan elemente të rëndësishme që do të kontribuojnë në finalizimin e metodologjisë dhe krijimin e indikatorëve të matshëm, të cilët reflektojnë gjendjen reale të zbatimit të të drejtave të fëmijëve në komunat e këtij rajoni.
Projekti zbatohet në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga Sëedish International Development Cooperation Agency (Sida).



