Dybala refuzon ofertat, rinovon kontratën me Romën
13 maj 2026
| 15:54
E ardhmja e Paulo Dybalas duket se është zgjidhur përfundimisht, me sulmuesin që pritet të rinovojë kontratën me Romën deri në qershor të vitit 2027.
Ky lajm ka sjellë lehtësim për klubin italian, i cili ka mposhtur konkurrencën e AC Milan dhe veçanërisht të Boca Juniors, që ëndërronte transferimin e argjentinasit si yllin e tyre kryesor.



