12-shja e AAK-së: Teuta Haxhiu i hyn garës për deputete

13 maj 2026 | 16:12

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, do të jetë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie për deputete në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor. Haxhiu garon me numrin 12 në listën zgjedhore.

Njoftimi i Haxhiut:

Të dashur bashkëqytetarë, votues të nderuar,

E vetëdijshme se çdo votë është përgjegjësi dhe secili prej jush jeni forca e rrugëtimit tonë të përbashkët, me mirënjohjen më të thellë për Ju, më lejoni që më shumë konsideratë dhe përzemërsi të kërkoj mbështetjen dhe besimin tuaj në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Ju që çdo shpresë e keni vendosur në vizionin tonë, duke na obliguar që me punë, ndershmëri dhe transparencë të përçojmë zërin tuaj në Kuvendin e Kosovës. Gjithmonë kemi besuar në një të ardhme më të mirë, që ofron mundësi shumë më të mëdha sidomos për të rinjtë, më shumë dinjitet për qytetarët dhe zhvillim të qëndrueshëm në çdo sferë të jetës sonë. Vetëm të bashkuar mund të ndërtojmë shpresë dhe institucione përgjegjëse të cilat parasë gjithash ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim.

Të dashur qytetarë, rruga drejt 7 qershorit kërkon angazhim, vendosmëri dhe unitet, ndaj më lejoni edhe njëherë t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë për gjithë angazhimin dhe përkrahjen e parezervë në të gjitha rrugëtimet tona të përbashkëta.

Trashëgimia e AAK-së , vizioni dhe vlerat e përjetshme të saj janë shpresë për një të nesërme më të mirë për të gjithë.

Veçmas sot kur me bekimin e liderit tonë historik, Ramush Haradinaj, listës sonë fituese do t’i prijë Ardian Gjini, një udhëheqës tashmë i dëshmuar në çdo lëmi të jetës sonë politike dhe institicionale, sidomos në ndershmëri dhe llogaridhënie gjatë transformimit të komunës së Gjakovës në çdo dimension.

Gjithmonë faqebardhë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin Administrativ të…