Konjufca e konfirmon pretendimin e Osmanit se “Kurti dhe Vuçiq qëndruan në të njëjtën dhomë për orë të tëra”

13 maj 2026 | 21:44

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklarimin e Vjosa Osmanit në një tubim në Prishtinë, ku thoshte se Albin Kurti, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryenegociatorin Miroslav Lajçak, për orë të tëra kanë qëndruar të mbyllur në një dhomë dhe, sipas saj, ajo nuk e di se çfarë kanë diskutuar aty.

Ai është shprehur se dhoma e negociatave në Bruksel është pjesë normale e procesit diplomatik dhe se aty zhvillohen takime të gjata me praninë e ndërkombëtarëve.

Osmani këtë çështje e ka hapur pas kritikave të shumta të mbështetësve të Lëvizja Vetëvendosje për një takim në të cilin, përveç saj, pjesëmarrës ishte edhe Marko Gjuriq.

“Sot, e një vit pas, po më thonë: ‘Çfarë ke folur ti aty?’ Pyetja nuk është çka kam folur unë në një takim ku kanë qenë dhjetëra njerëz. Pyetja është çka ka folur ai veç me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë. Askush tjetër nuk ka qenë aty, edhe kogja gjatë. Çka ka folur, a e dini ju? Mua s’më kanë treguar çka kanë folur. Parlamentin e keni pasur. A ju ka treguar juve si opozitë ndonjëherë? Kurrë. Unë e kam transkriptin dhe incizimine asaj që kam diskutuar. Kam me i publiku. Por në parlamentin e ardhshëm do të kërkoj komision hetimor parlamentar për të kuptuar çka kanë diskutuar ata”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një tubimi me qytetarët në lagjen Dardania në Prishtinë,…