Gjini: Në Aleancë jam prej themelimit, gjithmonë me bindje të djathta
13 maj 2026
| 21:48
Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se ka qenë pjesë e AAK-së prej ditëve të para të themelimit. Ai ka deklaruar të mërkurën në “Pressing” se prej fillimit ka qenë me bindje të djathta politike.
“Prej ditës së parë jam në Aleancë. Kam qenë gjithmonë i djathtë dhe nuk i kam humbur as ndjenjat e parimet…Ka bindje që janë forcuar gradualisht, se është lehtë kur je i ri me thënë jam i majtë, por bindjet forcohen e ndërrohen me kohë”, ka thënë Gjini.
Sipas kandidatit për kryeministër, bindjet e tij të djathta rrjedhin nga familja dhe “me lexim e studim”.



