Gjini: Me Aleancën, Kosova mund të shndërrohet në një tregim suksesi
13 maj 2026
| 21:57
Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se me AAK-në, Kosova do të shndërrohet në një tregim të jashtëzakonshëm.
Sipas Gjinit, pas 7 qershorit qytetarët e vendit do të dalin nga skamja e krijuar ndër vite, derisa shtoi se ekziston shpresa që të përmirësohet jetesa.
“Kosova mund të shndërrohet në një tregim të jashtëzakonshëm suksesi dhe qytetarët të mos presin më me dekada për të dalë nga skamja.”
Kandidati i Aleancës për kryeministër shtoi se qeverisja aktuale e ka dëmtuar shumë ëndrrën e një jetese të mirë në Kosovë.



