Gorani: Listat e kandidatëve për deputetë e reflektojnë shoqërinë tonë
13 maj 2026
| 22:01
Opinionisti Dukagjin Gorani sonte në emisionin “Rubikon” ka folur lidhur me listat e partive me kandidatët e tyre për deputetë.
Ai u shpreh se këto lista, përfshirë edhe atë të VV-së, siç tha Gorani, e reflektojnë shoqërinë tonë.
“Mendoj që listat e kandidatëve për deputetë përfshirë edhe listën e partisë Vetëvendosje, e reflektojnë shoqërinë tonë. Pritjet tona të rutinizuara gjatë viteve mendoj që janë të gabueshme”.
“Ne presim që listat e kandidatëve të jenë listë normative, pra të jenë listë e njerëzve që ne kishim pas qejf të jenë ushëheqësit e Kosovës, çfare ne kishim pas qejf të jetë. Mendoj që listat e partive politike e reflektojnë Kosovën të tillë çfare është”, tha ai.



