27 vjet nga masakra serbe në Qyshk të Pejës
14 maj 2026
| 08:06
Sot mbushen njëzeteshtatë vjet nga Masakra e Qyshkut, në të cilën forcat pushtuese kriminale serbe kanë vrarë dhe masakruar barbarisht dyzet e katër meshkuj.
Masakra e katërmbëdhjetë majit njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.
Në Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë: policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër – gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete – kanë vrarë të paktën dyzet e katër civilë, në tri shtëpi të fshatit të cilat i kanë djegur.
Fshati është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë.



