Hamza pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

14 maj 2026 | 11:56

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur sot në selinë e partisë, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, Hamza ka bërë me dije se me ambasadorin britanik ka zhvilluar një bisedë miqësore dhe konstruktive për zhvillimet politike në vend, me fokus të veçantë te zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe rëndësia e një procesi demokratik, të qetë dhe të besueshëm.

Sipas Hamzës, PDK-ja ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, si dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve.

“PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me aleatët tanë dhe për forcimin e demokracisë dhe institucioneve të vendit”, ka theksuar Hamza pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e KFF Dukagjinit nga Klina ka triumfuar për të…