Bajraktari falënderon kongresistin Self për mbështetjen ndaj Kosovës

14 maj 2026 | 15:07

Aktivisti shqiptar në ShBA, Harry Bajraktari, ka shprehur mirënjohje për kongresistin amerikan, Keith Self për mbështetjen e tij ndaj Kosovës dhe aspiratës për anëtarësim në NATO, duke e cilësuar këtë si rrugën më të sigurt drejt paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Bajraktari ka shkruar në “Facebook”, ka theksuar se gjatë një seance të Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresisti Self ka bërë thirrje për rritjen e presionit diplomatik ndaj vendeve të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe paralajmëroi për rritjen e ndikimit rus në rajon.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se në të njëjtën seancë është mbështetur nisma për emërtimin e objektit të Ambasadës amerikane në Prishtinë me emrin e ish-kongresistit Eliot Engel, të cilin e ka cilësuar si një mik të madh të shqiptarëve.

Bajraktari ka vlerësuar se Kosova ndodhet në një moment të rëndësishëm historik dhe ka bërë thirrje që udhëheqësit në vend ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të avancuar drejt integrimeve euro-atlantike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Massimiliano Allegri po e shqyrton seriozisht largimin nga pozicioni i…