GLPS: Kosova po rrezikon humbjen e fondeve nga Plani i Rritjes

14 maj 2026 | 16:46

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar të enjten tryezën e diskutimit me temë “Agjenda e Reformave të Kosovës: Çfarë më pas?”.

Në panel morën pjesë Jeton Zulfaj, kryenegociator me BE-në dhe koordinator Kombëtar për Agjendën e Reformave, Eva Palatova, ushtruese e Detyrës së Shefes së Bashkimi Evropian, Eva Palatova, dhe Dren Puka, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Diskutimi u fokusua në hapat e ardhshëm institucionalë, nevojën për koordinim ndërinstitucional dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile në procesin e reformave dhe integrimit evropian.

Së bashku me përfaqësues të institucioneve, Zyrës së BE-së, ambasadave dhe organizatave të shoqërisë civile, panelistët diskutuan mbi përparimin në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe sfidat që po e përcjellin këtë proces.

Pas këtij diskutimi është zhvilluar edhe takimi i mekanizmit N-CoMRA me organizatat anëtare të shoqërisë civile.

GLPS rithekson se ngecja e masave reformuese si pasojë e krizës institucionale dhe mungesës së kompromisit politik po rrezikon humbjen e fondeve nga Plani i Rritjes.

Në rast të mospërmbushjes së masave të qershorit 2025 deri më 30 qershor 2026, vendi rrezikon të humbë qasjen në 68.8 milionë euro. Prandaj, GLPS u bënë thirrje aktorëve politikë ta trajtojnë më seriozisht integrimin evropian dhe Planin e Rritjes përmes bashkëpunimit institucional në interes të vendit.

Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “WB Reform and Growth Monitor”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Open Society Foundation, dhe implementuar nga TEN – Think for Europe Network.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekrem Asllani shpall të pavlefshme certifikatën e lëshuar nga Qendra…