Zafir Berisha: Ajo që ndodhi në Skenderaj është investim i Albin Kurtit
Deputeti Zafir Berisha ka reaguar pas incidentit në Skenderaj, ku janë përfshirë kryetari i degës së Lëvizja Vetëvendosje, Hysni Mehena, dhe kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku.
Në reagimin e tij, Zafir Berisha ka deklaruar se ajo që ndodhi është “pasojë e një klime politike e shoqërore” dhe, sipas tij, është “investim i Albin Kurti dhe Serbia”, duke akuzuar për nxitje të përçarjes dhe tensioneve politike në vend.
“Ajo që ndodhi në Skenderaj është pasojë e një klime politike e shoqërore në të cilën ka investuar gjatë Serbia dhe Albini.”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Ajo që ndodhi në Skenderaj është pasojë e një klime politike e shoqërore në të cilën ka investuar gjatë Serbia dhe Albini, ku për vite është ushqy urrejtja, përçarja dhe linçimi ndaj kundërshtarëve politikë e njerëzve që mendojnë ndryshe.
Kjo i ka shërby më së shumti interesave të Serbisë dhe atyre që mbajnë pushtetin mbi tensionin e konfliktin mes shqiptarëve.
Fyerjet, etiketimet dhe gjuha e urrejtjes nuk mund të normalizohen pafundësisht pa pasoja, dyshoj se nëse nuk nalet ky rastë mund të jetën veq fillimi.
Kur për vite ndërtohet klimë linçimi e armiqësie ndaj tjetrit, është vetëm çështje kohe kur tensionet dalin jashtë kontrollit.
Prandaj përgjegjësia më e madhe bie mbi ata që e ushqejnë këtë frymë për interesa politike, e në bazë të daklaratave kundër Samis, po duket se i paskan pasur të ptegaditur dhe e paskan pritën me ndodh kjo që ndodh.
Zafa



