“Askush nuk guxon të prekë kufijtë e Kosovës”- Osmani zbulon se çfarë garance i dha ShBA-ja

14 maj 2026 | 21:37

E ftuar në “Rubikon” në Klan Kosova, Vjosa Osmani tha se synon të mos humbet momentumi i krijuar me ShBA-në dhe forcimin e raporteve Kosovë–ShBA.

Ajo theksoi se ky relacion është ndërtuar me përpjekje institucionale dhe ka sjellë, sipas saj, qëndrime të qarta amerikane për Kosovën, si dhe hapje të kapitujve të rinj të bashkëpunimit që nuk varen nga raporti Kosovë–Serbi.

Osmani përmendi edhe mesazhin që Trump ia kishte dërguar asaj se “askush nuk guxon t’i prek kufijtë e Kosovës”, duke theksuar rëndësinë e qëndrimeve të qarta amerikane për vendin.

“Kam menduar që së bashku të gjithë ne ia kemi borxh Kosovës, që mos ta humbin atë momentum të jashtëzakonshëm që na u krijua me ShBA-të, që u krijua nga një punë mbi një vjeçar, që ne si presidencë, pa asnjë ndihmë, dhe me pengesa, e kemi kryer për të krijuar një relacion të me ambasadën Trump. E cila ka rezultuar me betonimin e qëndrimit amerikan.. pastaj edhe me një letër që ma ka dërguar mua ku thotë “askush nuk guxon t’i prek kufijtë e Kosovës”, tha Vjosa Osmani.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetje të plotë…