Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 75 mijë aplikime për regjistrim nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani janë regjistruar 75.378 votues nga diaspora për të marrë pjesë në votim jashtë Kosovës.
Sipas njoftimit, afati i fundit për regjistrim është 17 maj 2026, ndërsa qytetarët mund të aplikojnë online ose përmes postës.
Postimi i plotë:
Regjistrohu për votim jashtë Kosovës!
Deri më tani, kanë aplikuar për regjistrim 75.378 votues nga diaspora.
Afati i fundit për regjistrim: 17 maj 2026
🔹 Regjistrohu online: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/, ose
🔹 Përmes postës, në kutinë postare të KQZ-së.
Më 6 qershor votohet në përfaqësitë diplomatike.
ℹ️ Për më shumë informata rreth regjistrimit përmes postës:
https://kqz-ks.org/regjistrimi-per-votim-jashte-kosoves/
📱 WhatsApp & Viber: +383 46 61 00 61
#KosovaVoton #DiasporaVoton




