Nga Haga, Hashim Thaçi flet për “Iluzion jugosllav” te disa shqiptarë

14 maj 2026 | 23:04

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur nga Haga për zhvillimet politike dhe historike që paraprinë shpërbërjen e Jugosllavisë, duke kritikuar rrymat që, sipas tij, besonin ende në një Jugosllavi të “reformuar”.

Thaçi në intervistën ekskluzive në “Adresa ” me Arben Ahmetin në Kanal 10, ka deklaruar se në Kosovë kishte njerëz që shpresonin se shqiptarët mund të rehatohej brenda një vazhdimësie jugosllave, pavarësisht se shpërbërja e saj ishte e pashmangshme.

“Të besoje në Jugosllavinë e re ishte njësoj sikurse në fillim të shekullit XX, kur edhe vetë Stambolli e dinte se Perandoria Osmane po shpërbëhej, ndërsa një numër jo i vogël shqiptarësh ende shpresonin në hava”, është shprehur ai.

Thaçi ka përmendur edhe periudhën e rrëzimit të Murit të Berlinit në vitin 1989, duke thënë se grupe të margjinalizuara shqiptarësh protestonin në Berlin kundër bashkimit të dy Gjermanive.

Sipas tij, në atë kohë ekzistonin rryma të ndryshme ideologjike mes shqiptarëve, të cilat, sipas vlerësimit të tij, u bënë pengesë për lëvizjen për pavarësinë e Kosovës.

“I njihja disa prej ‘integralistëve’ kosovarë, por edhe disa prej ‘anarkistëve’ të diasporës. Të dy këto rryma dogmatike iu pështjellën nëpër këmbë lëvizjes për pavarësi deri pas çlirimit të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka shtuar se me instalimin e standardeve demokratike dhe konkurrencës së lirë politike, qytetarët i larguan këto rryma nga skena politike përmes votës së lirë. /GAZETA10/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Ismaili-Ahmeti, kandidate për deputete e PDK-së Çka përmban arkitektura…