Alis shkëlqen në Vjenë
Magjia e skenës sapo ia la vendin etheve të garës. Të 15 shtetet konkurruese të gjysmëfinales së dytë të Eurovision Song Contest 2026 kanë përmbyllur me sukses performancat e tyre në Wiener Stadthalle. Alis, me këngën “Nân”, dhuroi një interpretim vokalisht të përsosur dhe thellësisht emocional, duke rrëmbyer duartrokitjet e arenës.
Prezantuesit e festivalit kanë shpallur zyrtarisht të hapur televotimin, duke nisur kështu numërimin mbrapsht të atyre që konsiderohen si “15 minutat e arta” për kualifikimin e Shqipërisë në Finalen e Madhe.
Nata e dytë e gjysmë finales të Eurovision Song
(E plotësuar)!Ka nis nata e dytë gjysmë finales të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest. RTK po bën transmetimin e edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest.

Nân” synon finalen, Alis fton publikun të votojë Shqipërinë
Pak minuta para performancës së tij në skenën e madhe të Eurovision 2026, këngëtari shqiptar Alis ka emocionuar fansat me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.
“Do të ngjitem në skenë së shpejti! Mos harroni të VOTONI nr. 13”, shkroi Alis, duke ftuar publikun të mbështesë Shqipërinë në natën më të rëndësishme të festivalit.
Pritshmëritë për përfaqësimin shqiptar këtë vit janë mjaft të larta. Kënga “Nân” dhe interpretimi i Alis janë vlerësuar gjerësisht, të cilat e kanë cilësuar performancën si një nga më emocionueset dhe vokalisht më të fuqishmet e këtij edicioni.
Vlerësimet pozitive u forcuan edhe më shumë gjatë provave gjenerale, ku performanca e artistit shqiptar mori reagime entuziaste nga publiku dhe kritikët e festivalit.
Nis nata e dytë e gjysmë finales të Eurovision Song
Nën drejtimin e prezantuesve Victoria Swarovski dhe Michael Ostrowski, 15 shtete të tjera, mes tyre edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Alis, do të luftojnë për 10 vendet e mbetura në Finalen e Madhe të së shtunës. Kjo finale do të përcaktojë përfundimisht se ku do të udhëtojë trofeu dhe organizimi i festivalit në vitin 2027.
Pritshmëritë për përfaqësimin shqiptar janë të larta. Kënga “Nân” dhe interpretimi i Alis janë vlerësuar gjerësisht edhe nga mediat ndërkombëtare si një nga performancat më të forta, më emocionale dhe se vokali i tij është thjesht i shkëlqyer. Ky vlerësim u përforcua edhe gjatë provave gjenerale të së mërkurës.



