Lushtaku ftohet për intervistim në polici, shumë qytetarë dalin në përkrahje të tij
15 maj 2026
| 16:20
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ftuar për intervistë nga Policia e Kosovës rreth incidentit të djeshëm në këtë komunë ku është rrahur kryetari i qendrës së LV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.
Siç është raportuar në medie Lushtaku i është përgjigjur pozitivisht ftesës.
Nga pamjet që sjell “Ekonomia Online” shihen shumë qytetarë që janë mbledhur para stacionit të policisë ku do të intervistohet Lushtaku.
Sot nënkryetari i kësaj komune, Fadul Nura, ka mohuar se në këtë incident ka qenë i përfshirë Sami Lushtaku.






