Sami Lushtaku ende nuk është lajmëruar në polici

15 maj 2026 | 16:53

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ende nuk është lajmëruar në  polici lidhur me incidentin në të cilin është përfshirë me kreun e degës së LV-së atje, Hysni Mehanin.

Kjo është konfirmuar për “Klankosova.tv” nga djali i tij, ish-deputeti Mërgim Lushtaku.

Ai ka thënë se janë në pritje të hetuesve nga Prishtina, ndërsa bashkë me dhjetëra qytetarë janë grumbulluar para stacionit policor.

Ndryshe, para një ore, shefi i grupit të PDK-së në këtë komunë, Alban Berisha, ka shkruar në rrjetet sociale se “brenda pak minutash pritet të zhvillohet intervista, prandaj ftoj sa më shumë qytetarë të mblidhemi për ta pritur kryetarin gjeneral Sami Lushtaku deri në përfundim të saj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michael Carricku do të emërohet trajner i rregullat Manchester Unitedit.…