OVLUÇK-ja falënderon qytetarët për mobilizimin në Skenderaj

15 maj 2026 | 20:46

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur falënderim dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës dhe u mblodhën sot në Skenderaj, duke dëshmuar edhe një herë unitetin, dinjitetin dhe gatishmërinë për të qëndruar pranë vlerave të luftës çlirimtare.

Në reagimin e saj, OVLUÇK-ja theksoi se prania e qytetarëve dhe veteranëve ishte një mesazh i qartë respekti për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për dinjitetin e secilit ushtar të lirisë.

Njëkohësisht, organizata u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të shpërndahen dhe të kthehen qetësisht në shtëpitë e tyre, me dinjitetin dhe përgjegjësinë që, sipas tyre, gjithmonë i kanë karakterizuar veteranët e UÇK-së.

Postimi i plotë:

OVL UÇK, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për të gjithë iu që u përgjigjët ftesës sonë dhe u mblodhët sot në Skenderaj, duke dëshmuar edhe një herë unitetin, dinjitetin dhe gatishmërinë për të qëndruar pranë vlerave të luftës sonë çlirimtare.

Prania juaj ishte mesazh i qartë i respektit për luftën e UÇK-së dhe për dinjitetin e secilit ushtar të lirisë.

Njëkohësisht, ju lusim që të gjithë të shpërndaheni dhe të ktheheni qetësisht në shtëpitë tuaja, me dinjitetin dhe përgjegjësinë që gjithmonë i ka karakterizuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Faleminderit për respektin, mobilizimin dhe kulturën qytetare që treguat sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar në lidhje me…