Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made in Kosova”

17 maj 2026 | 20:01

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot kanë qëndruar në Jahoc të Gjakovës ku kanë vizituar punishten ku po ndërtohet fabrika e municioneve.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë  se kët vit nga kjo fabrikë Kosova do të ketë municionet e para me vulën: “Made in Kosova”, shkruan Reporteri.net.

Tutje ai ka shkruar se për ushtrinë gjatë katër viteve të ardhshme do të ndahen mbi 1 miliard euro, duke siguruar fuqizim, pajisje moderne dhe trajnime të avancuara për forcën tonë të armatosur.

Postimi i tij:

Bashkë me ministrin Maqedonci në Jahoc të Gjakovës vizituam punishten ku po ndërtojmë fabrikën nga e cila këtë vit do të kemi municionet e para me vulën: “Made in Kosova”.

19 hektarë për industri ushtarake në kuadër të 140 hektarëve si zonë industriale e mbrojtjes me perimetër 6 kilometra, e që ndodhen 500 metra vijë ajrore larg aeroportit ushtarak të Gjakovës dhe 19 kilometra larg poligonit në Babaj të Bokës.

Në hapin e parë historik për vënien e themeleve të industrisë sonë të mbrojtjes do të prodhojmë fishekë të kalibrave 5.56mm dhe 7.62mm, për të vazhduar deri te dronët “Made in Kosova”.

Mandatin e kaluar kemi shumëfishuar buxhetin dhe blerjet sikurse kemi rritur kapacitetet njerëzore.

Për ushtrinë tonë, gjatë katër viteve të ardhshme do të ndajmë mbi 1 miliard euro, duke siguruar fuqizim, pajisje moderne dhe trajnime të avancuara për forcën tonë të armatosur.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ismet Sylejmani Më 18 Maj 2026, Shkupi thërret për zërin…