ATK-ja inauguron Qendrën e re për Shërbim të Tatimpaguesve

18 maj 2026 | 13:36

Administrata Tatimore e Kosovës ka inauguruar Qendrën e re për Shërbim të Tatimpaguesve, e cila operon në një hapësirë të re, më funksionale dhe më të përshtatshme për tatimpaguesit dhe qytetarët, duke vazhduar me ofrimin e shërbimeve të njëjta.

Drejtori i Përgjithshëm të ATK-së, Mentor Hyseni, ka deklaruar se tashme shërbimet ndaj tatimpaguesve të ofrohen në një vend.

“Sot po e përurojmë zyrën e shërbimeve, e cila është një prej zyrave më moderne. Ideja është që shërbimet ndaj tatimpaguesve t’i ofrojmë në një vend sa më të afërt, të jenë të qasshme për secilën kategori shoqërore. Në frymën e kësaj nuk po i rrisim vetëm shërbimet që ka qenë ideja jonë kryesore që më shumë shërbime më pak ndëshkim, por në anën tjetër po rrisim edhe kapacitetin profesional të AKT-së në pjesën operative”, ka thënë Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një politikane 32-vjeçare në Miçigan të SHBA-ve ka zgjedhur një…