Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në grevë, shkak pagat

18 maj 2026 | 14:04

Shumica e punëtorëve teknikë të shkollave në Komunën e Prishtinës, të cilat menaxhohen nga kompanitë private, gjatë ditës së hënë kanë mbajtur protestë, nga ora 11:00 deri në orën 12:00, për shkak të mosekzekutimit të pagave për muajin prill.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në sektorin privat, Jusuf Azemi, ka bërë me dije se këta punëtorë që nga mëngjesi i ditës së martë do të hyjnë në grevë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ai ka thënë se në shkollën SHFMU  “Asim Vokshi” drejtoria nuk i ka lejuar punëtorët që të prononcohen para medieve gjatë kohës së protestës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka…