Fermin Lopez në rrezik ta humb Kampionatin e Botës, Spanja në ethe

18 maj 2026 | 15:58

Fermin Lopez në rezik ta humb Kampionatin e Botës, Spanja në ethe

Mesfushori spanjll, Fermin Lopez, mund të mungojë në listën e kombëtares së Spanjës për ndeshjet e Kupës së Botës 2026, për shkak të një lëndimi të rëndë.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, futbollisti është në fazë rikuperimi dhe ekziston mundësia që trajneri Luis de la Fuente të mos e përfshijë në listën zyrtare të lojtarëve.

Spanja pritet që gjatë ditës së sotme të publikojë emrat e futbollistëve të grumbulluar për Kampionatin Botëror , por emri i Lopezit mund të mungojë për shkak të gjendjes së tij fizike.

Raportohet se lëndimi i tij nuk konsiderohet serioz, megjithatë procesi i rikuperimit mund të zgjasë më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht.

Kjo situatë ka shtuar dyshimet rreth pjesëmarrjes së tij në eventin e madh, ndërsa stafi teknik i kombëtares spanjolle po ndjek nga afër gjendjen e lojtarit.

Fermin Lopez konsiderohet si një nga talentët më premtues të futbollit spanjoll dhe mungesa e tij do të ishte një humbje për kombëtaren e Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme…