Zyrtare: Carvajal përshëndetet me Real Madridin

18 maj 2026 | 15:59

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht largimin e mbrojtësit dhe kapitenit Dani Carvajal në përfundim të këtij sezoni.

Kontrata e futbollistit spanjoll skadon në fund të edicionit aktual, ndërsa palët kanë arritur marrëveshje që t’i ndajnë rrugët pas një epoke të gjatë dhe të suksesshme në “Santiago Bernabeu”.

Klubi spanjoll ka publikuar një komunikatë zyrtare, ku falënderoi Carvajalin për kontributin e jashtëzakonshëm ndër vite.

“Real Madridi dhe kapiteni ynë Dani Carvajal janë pajtuar t’i japin fund kësaj epoke të mrekullueshme në fundin e sezonit. Reali dëshiron ta falënderojë një nga legjendat më të mëdha të klubit dhe botës së futbollit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fermin Lopez në rezik ta humb Kampionatin e Botës, Spanja…