A janë këto zgjedhjet e fundit për sivjet? Kurti: Nuk mund ta dimë
18 maj 2026
| 20:39
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është pyetur në “Interaktiv” të KTV-së, nëse këto janë zgjedhjet e fundit për këtë vit. Kurti tha se nuk e dinë, por shtoi se beson që janë të fundit për vitin 2026.
Madje, ai tha se të gjithë po e pranojnë që këto zgjedhje kanë qenë të panevojshme.
“Nuk mund ta dimë, por besoj që po. Nuk kanë qenë të nevojshme këto zgjedhje dhe që të gjithë e pranojnë sepse këto janë zgjedhje të përsëritura, për ta konfirmuar këtë ne e morëm numrin e njëjtë 116”, ka thënë ai.



