Haradinaj jep një paralajmërim për gjithë ata që e shajnë atë dhe vlerat çlirimtare

18 maj 2026 | 21:23

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka folur në emisionin “Pressing” në T7 lidhur me sharjet dhe ofendimet që, sipas tij, i drejtohen në publik.

Ai tha se kushdo që e ofendon duhet të marrë përgjegjësi për fjalët e tij, në çfarëdo rrethane apo vendi ku jeton.

Haradinaj përmendi edhe një rast me një person që jeton në Gjermani, duke thënë se i njëjti kishte përdorur gjuhë të ashpër ndaj tij, por tani, sipas tij, nuk duhet “të dërgojë njerëz”.

“Ai që delë më shan, ka më m’u përgjigj në çfarëdo forme mundshme, duhet me mendu kudo që jeton. Edhe ai që jeton Gjermani e ka shkru para 1 muaje këta janë vrasës e kriminelë mos të dërgon njerëz e të vajton, ai duhet me u përgjigj para drejtësisë, nëse jam vrasës hajde Prokurori trego”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka thënë gazetarit të…