Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, digjen çatia dhe mallrat
19 maj 2026
| 08:21
Një zjarr ka përfshirë tregun e fruta-perimeve në qytetin e Lushnjës gjatë orëve të para të mëngjesit.
A2 CNN raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 pas mesnate, duke shkaktuar dëme materiale.
Si pasojë e flakëve, është djegur një pjesë e çatisë së tregut, si edhe raftet së bashku me mallin e ekspozuar.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje.



