Kandidatët për deputetë, Reçica dhe Lohaj, takojnë stafin profesional të klinikës logopedike dhe psikologjike “Dialogos”
Kandidati për deputet, Elmi Reçica, ka postuar një video së bashku me Kaltrinë Lohaj, kandidate për deputete e PDK-së me numër 29.
Reçica ka thënë se ishte një takim plot energji, ide dhe vizion me stafin profesional të klinikës logopedike dhe psikologjike “Dialogos”.
“Ishte kënaqësi të shoh kaq shumë gra profesioniste, të përkushtuara dhe inspiruese që punojnë me zemër. Ju priftë e mbara, Kaltrinë, dhe gjithë stafit në rrugëtimin dhe punën fisnike që bëni çdo ditë”, ka shkruar Reçica.
Për këtë takim ka shkruar edhe kandidatja për deputete, Kaltrinë Lohaj.
“Gjatë takimit diskutuam për profesionin tonë, sfidat dhe mundësitë për zhvillim në fushën tonë të punës. Biseda u karakterizua nga fryma bashkëpunuese dhe shkëmbimi i ideve konstruktive për të ardhmen”, ka shkruar ajo.



