Haradinaj: Kaçaniku me rrethinë i doli zot Atdheut në të gjitha etapat

21 maj 2026 | 10:35

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e Kaçanikut.

Ai ka theksuar se Kaçaniku me rrethinë i doli zot Atdheut në të gjitha etapat.

Sipas Haradinajt, kjo trevë e dëshmoi veten edhe në luftën e fundit për liri.

“Sot, në përvjetorin e rënies, kujtojmë dëshmorët e rënë në Stagovë të Kaçanikut; Kemajl Thaqi dhe Ekrem Gudaqi, të cilët ranë nën udhëheqjen e Komandantit, tanimë Hero i Kosovës, Agim Bajrami. Po ashtu, me respektin më të lartë, nderojmë martirët e rënë në këtë datë të vitit 1999; Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi”.

“Trashëgimia që e lanë pas, të na shërbejë si shtytës në përpjekjet tona për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri. Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar qeverinë për bllokim…