Granit Xhaka shpallet lojtari i vitit te Sunderlandi

21 maj 2026 | 12:30

Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i sezonit te skuadra e Sunderlandit. Xhaka ka ardhur në këtë sezon te Sunderlandi, i cili sapo ishte promovuar në Premierligë.

Ai është përshkruar si zemra e mesfushës së Sunderlandit, një lider brenda dhe jashtë fushës, i cili ka luajtur rol kyç gjatë tërë sezonit, ku ekipi ka arritur të sigurojë qëndrimin në Premierligë. “Kapiteni ynë. Lideri ynë. Lojtari ynë i sezonit. Përgëzime, Granit Xhaka”, ka shkruar Sunderlandi në rrjetet sociale.

Futbollisti shqiptar që luan për Kombëtaren e Zvicrës është bërë menjëherë kapiten dhe lider i ekipit, duke i udhëhequr drejt një përformance mjaft të mirë këtë sezon.  Xhaka ka shënuar 1 gol për Sunderlandin dhe ka bërë 6 asistime në 33 ndeshje, kurse në total ka 35 paraqitje deri më tani në të gjitha garat. Sunderlandi ka gjasa që të fitoj njërin ndër vendet që e dërgojnë edhe në kupat evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dani Carvajal (34) organizoi një darkë lamtumire të mërkurën përpara…