Trepça vazhdon dominimin në basketbollin kosovar, shpallet kampion për të tretin vit radhazi
Trepça ka vazhduar dominimin në elitën e basketbollit të Kosovës, duke u shpallur sërish kampione. Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, mitrovicasit e kanë mposhtur Bashkimin me rezultat 98:78 në ndeshjen e katërt finale, duke e mbyllur serinë me 4:0.
Për Trepçën, ky është titulli i shtatë në histori të klubit dhe i treti rresht, çka e ka ngjitur në pozitën e skuadrës së dytë më të suksesshme në Kosovë. Me këtë triumf, Trepça e ka kaluar Pejën (6 tituj), ndërsa në krye të listës mbetet Sigal Prishtina me 14 tituj.
Trepça i ka fituar titujt kampion në vitet 1993, 2000, 2001, 2012, 2024, 2025 dhe tani edhe në këtë edicion. Në anën tjetër, Bashkimi mbetet me vetëm një titull kampioni, të fituar në vitin 2018, ndërsa kjo ishte finalja e dytë radhazi ndaj Trepçës, pas humbjes edhe në edicionin e kaluar.



