Abdixhiku: E kemi detyrim kombëtar që të mos e rrisim çmimin e rrymës për 3 vitet e ardhshme
21 maj 2026
| 23:08
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku ka folur për ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike nga partia në pushtet.
Duke kritikuar rritjen e çmimit, Abdixhiku tha se e kemi detyrim kombëtar që të mos e rrisim çmimin e rrymës për 3 vitet e ardhshme.
“Unë këto s’mund t’i pranoj. Unë çfarë mendoj se LDK-ja do të sjellë në këtë diskutim është pikërisht e kundërta e kësaj. Të flasë për energji, t’ju them qytetarëve që s’do të ketë rritje të çmimeve për 3 vitet e ardhshme. Moratorium i plotë në çmimet e energjisë elektrike. S’është premtim, është detyrim kombëtarë. Është detyrim kombëtar që të sjellim gazin amerikan”, tha në Pressing Abdixhiku.



