“Kurti më tha se Konjufca është më i afërt me opozitën” – Me kë, PDK-në apo LDK-në? Abdixhiku: Me PDK-në, për shkak të historisë që ka
21 maj 2026
| 23:23
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka treguar se çfarë ka biseduar me Albin Kurti në takimet konsultative për zgjedhjen e Presidentit.
Ai tha se Kurti i ka thënë se Glauk Konjufca është më i afërt me paritë opozitare.
I pyetur nga autori emisionit “Pressing” të T7, me kë më shumë Abdixhiku u përgjigj “besoj Konjufca është më i afërt me PDK-në për shkak të historisë që ka”.
“Kurti na tha që Glauku është ma i afërt, ju përngjan më shumë. Më shumë ka PDK-ja mendoj që është për shkak të historisë që e ka”.
“Ai thotë se nuk ka nevojë një President të merret me Amerikë, si nuk ka. Na thoshte se na duhet një Preisdent për zjarrëfiksa, i thash që i kemi kryetarët e komunave që merren me ta”, ka thënë ai. /Gazeta Express



