Konjufca takon homologun çek, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

22 maj 2026 | 11:24

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka, në Pragë.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve, rrugën e integrimit evropian të Republikës së Kosovës si dhe prioritetet rajonale të përbashkëta.

Takimi u zhvillua në përvjetorin e 18-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Republikës Çeke.
Konjufca ka theksuar se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Republikën Çeke në fusha me interes të përbashkët

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid pritet të nisë një epokë tjetër të re…