Ardian Gjini: Prodhimi vendor do të jetë prioritet, importi nga Serbia po dëmton bizneset tona

22 maj 2026 | 17:16

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e prodhuesve vendorë, duke theksuar se importi masiv po dëmton rëndë ekonominë lokale dhe bizneset kosovare.

Përmes një reagimi pas takimit të djeshëm në Deçan, Gjini ka thënë se nuk ka asgjë më zhgënjyese për një biznes vendor sesa të shohë se si puna dhe investimi i tij zhvlerësohen nga konkurrenca e padrejtë përmes importeve të pakontrolluara.

Sipas tij, prodhuesit vendorë të gurit dhe zhavorrit po përballen me një situatë të rëndë, pasi dhjetëra kamionë me mallra po hyjnë nga Serbia, duke ndikuar drejtpërdrejt në dobësimin e ekonomisë lokale dhe dëmtimin e kapaciteteve prodhuese në vend.

Gjini ka theksuar se shqetësimet e bizneseve, fermerëve dhe të rinjve mbeten në qendër të programit të tij qeverisës, duke i cilësuar ato si udhërrëfyes për politikat ekonomike të AAK-së.

“Prodhimi vendor duhet dhe do të jetë prioritet”, ka porositur Gjini, duke paralajmëruar masa për mbrojtjen dhe fuqizimin e ekonomisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Hykmete Bajrami…