Vdes veprimtarja dhe ish e burgosura politike nga Juniku, Drita Kuçi – Kastrati

22 maj 2026 | 20:17

Në moshën 69-vjeçare ka vdekur veprimtarja dhe ish e burgosura politike, Drita Kuçi-Kastrati.

Drita Kuçi, nga Juniku, ishte e njohur për kontributin e saj në lëvizjen për çlirim kombëtar gjatë pranverës së vitit 1981 dhe më pas.

Ajo ishte bashkëveprimtare e Ismajl Haradinajt, Jashar Salihut, Hasan Ukhaxhajt, Avdulla Hasanmetajt dhe patriotëve të tjerë.

Veproi si organizatore dhe pjesëmarrëse në lëvizjet e kohës, duke punuar si arsimtare dhe duke qenë një nga figurat qendrore në Komitetin e Deçanit, i njohur gjithashtu si Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Vëllezërve Shqiptarë (LNÇKVSHJ).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferizaj po dëshmon çdo ditë se është një nga motorët…