“Pse po flet kundër Lajçakut?”: Osmani tregon për ankesat e Qeverisë Kurti

22 maj 2026 | 22:21

Vjosa Osmani, kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, ka deklaruar në emisionin “Politiko” se kryeministri Albin Kurti është takuar me presidentin serb Aleksandar Vucic dhe emisarin evropian Miroslav Lajcak, për të cilin ajo tha se ka mbajtur vazhdimisht anën e Serbisë.

Osmani u shpreh se kishte pasur vazhdimisht debate dhe përplasje me Lajçakun për mënyrën se si ai e kishte trajtuar Kosovën në procesin e dialogut.

Sipas saj, kritikat ndaj tij nuk kanë qenë personale, por kanë pasur të bëjnë me raportimet dhe qëndrimet që ai kishte mbajtur ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij si emisar i Bashkimit Evropian.

“Unë kam thënë vecmas me Vuçiqin dhe Lajçaku dhe jo vetëm me Vuçiqin, i cili për fat të keq ka mbajtur qëndrim pro serb, unë kam pasur debate dhe përplasje të shumta me Lajçakun për këtë temë dhe për shkak që kam pasur vazhdimisht përplasje për qëndrimin e tij Qeveria disa herë është ankuar se pse po flet kundër Lajçakut, dhe unë i kam thënë po përplasem me Lajçakun sepse ai po i’a mban anën Serbisë, sepse nuk është se unë kam pasur personale me të sepse unë as nuk e kam njohur atë njeri mirë, mirëpo kritikat e mija në raport me Lajçakun kanë qenë gjithmonë sepse ai nga fillimi i mandatit i’a ka mbajtur anën Serbisë, dikur edhe Qeveria e kuptoi po atëherë ishte tepër vonë, Lajçak edhe kur raportonte para Shteteve antare ai raportone rrejshëm duke i veshur Kosovës shumë faje për të cilat Kosova nuk kishte fare faj, dhe ai është njëri nga arsyet pse Bashkimi Evropian i ka vendosur masat e padrejta kundër Kosovës”, tha ajo në Kanal10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angazhimi ynë për fitoren e PDK-së në Drenas, është detyra…