Betim Zllanoga i PDK-së, djali i dëshmorit që synon ta vazhdojë shërbimin ndaj Kosovës në Kuvend
Betim Zllanoga është kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, me numrin 49 në listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Djalë dëshmori, i rritur me krenarinë dhe përgjegjësinë që buron nga sakrifica më sublime për atdheun, Betim Zllanoga përfaqëson frymën e përkushtimit, ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare. Vlerat që ka trashëguar nga familja e tij sot reflektohen në angazhimin për t’u shërbyer qytetarëve me integritet, dinjitet dhe vizion për të ardhmen e Kosovës.
Në takimet dhe aktivitetet me qytetarë, ai sjell energji, seriozitet dhe gatishmëri për të qenë zë i fuqishëm i interesave të secilit qytetar. Për Betim Zllanogën, emri dhe amaneti i babait dëshmor mbeten motiv i përhershëm për të vazhduar rrugën e shërbimit ndaj vendit dhe popullit.
“Bijtë e dëshmorëve nuk trashëgojnë vetëm mbiemrin, por edhe përgjegjësinë për ta mbrojtur, zhvilluar dhe ndërtuar Kosovën me nder, përkushtim dhe dashuri për atdheun.”
Me respekt për të kaluarën dhe vizion për të ardhmen, Betim Zllanoga kërkon besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit.



