Avokati Labinot Vata: Kurti nuk ka vizion për zhvillim, por për mbijetesë politike

22 maj 2026 | 22:28

Avokati Labinot Vata ka kritikuar Qeverinë në detyrë dhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se politikat aktuale nuk ofrojnë zhvillim afatgjatë ekonomik, por vetëm “mbijetesë politike”.

Sipas Vatës, shpërndarja e nga 100 eurove për kategori të ndryshme sociale në prag të zgjedhjeve nuk përbën politikë zhvillimore, por përdorim të qytetarëve për efekt elektoral.

“Në çdo fushatë zgjedhore shpërndahen nga 100 euro për fëmijë, studentë, pensionistë dhe punëtorë të sektorit privat. Por këta njerëz janë qytetarë të këtij vendi çdo ditë, jo vetëm kur afrohen zgjedhjet”, ka deklaruar ai.

Vata theksoi se ndihmat e tilla nuk sjellin stabilitet ekonomik afatgjatë dhe se mjetet financiare do të duhej të investoheshin në infrastrukturë, mbështetje për biznese dhe hapje fabrikash të reja.

Postimi i plotë i tij:

Albin Kurti nuk ka vizion për zhvillim, por për mbijetesë politike

Në çdo fushatë zgjedhore shpërndahen nga 100 euro për fëmijë, studentë, pensionistë e punëtorë të sektorit privat. Por këta njerëz janë qytetarë të këtij vendi çdo ditë, jo vetëm kur afrohen zgjedhjet.

Kjo nuk është politikë zhvillimore, është përdorim i qytetarëve për efekt elektoral.

100 euro sot nuk sjellin stabilitet ekonomik nesër.

Me këto para është dashur të ndërtohet infrastrukturë, të krijohen kushte për biznese e fabrika të reja, sepse aty lind punësimi, zhvillimi dhe siguria ekonomike afatgjatë.

Një shtet nuk forcohet duke shpërndarë lëmoshë sezonale, por duke krijuar ekonomi që i jep dinjitet qytetarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Betim Zllanoga është kandidat për deputet nga Partia Demokratike e…