29-shja e PDK-së pjesë e takimit me banorët e Gllavicës së Lipjanit: Kosovës i duhet ndryshimi

23 maj 2026 | 10:23

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29, Kaltrinë Lohaj, së bashku edhe me kandidatët e tjerë për deputetë nga kjo parti, Elmi Reçica, Lulzim Aliu dhe Argjend Tasholli, u takua me banorët e Gllavicës së Lipjanit, të cilët e mbajnë gjallë këtë vend me punë, durim dhe zemër të madhe.

Nga ky takim u dha mesazhi se Kosova ka nevojë për ndryshim të qeverisjes, e kjo u tha, se mund të bëhet me qeverisjen e PDK-së.

Kaltrinë Lohaj, është kandidate për deputete në listën e PDK-së me numër 29 për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Ajo ka thënë se këtë kandidim për deputete e sheh jo vetëm si angazhim politik, por si një mision për të vazhduar rrugën e vlerave familjare, kombëtare dhe njerëzore me të cilat është rritur.

“Jam bijë e dy ish të burgosurve politikë, të cilët më mësuan se liria, dinjiteti dhe atdheu mbrohen me sakrificë. Po ashtu, me krenari mbaj dhe përfaqësoj trashëgiminë e heroit kombëtar Nijazi Azemi – Komandant “Mjekrra”, figura e të cilit mbetet simbol i guximit dhe përkushtimit për Kosovën. Gjatë rrugëtimit tim profesional, si themeluese dhe drejtoreshë e tri institucioneve shëndetësore dhe arsimore, kam punuar çdo ditë me përkushtim, përgjegjësi dhe afërsi ndaj njerëzve. Kjo përvojë më ka dhënë forcën dhe besimin se mund të jap edhe më shumë për vendin tim. Do të jem zë i vlerave familjare, i arsimit, i shëndetësisë, i grave dhe i çdo qytetari që beson në një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze. Falënderoj të gjithë ata që më mbështesin në këtë rrugëtim. Bashkë do ta vazhdojmë misionin për Kosovën që e meritojmë”, ka theksuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Temperaturat po rriten e çmimet në agjencinë më të madhe…