Hargreaves: E rëndësishme që Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin dhe të shmangen zgjedhjet e reja

25 maj 2026 | 15:52

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se në takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kanë diskutuar për rëndësinë që pas zgjedhjeve të 7 qershorit të arrihet një marrëveshje për presidentin.

Ai në “Facebook” ka shkruar se partitë politike duhet të arrijnë kompromis për të shmangur zgjedhje e reja dhe humbjet e mundësive për Kosovën.

“Takova këtë mëngjes presidenten në detyrë dhe kryetaren në detyrë të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Diskutuam rëndësinë që Kuvendi i ri të jetë në gjendje të zgjedhë një president pas zgjedhjeve, për të shmangur zgjedhje të tjera dhe humbjen e mundësive për Kosovën. Theksova nevojën që partitë politike të bëjnë kompromis për të shmangur një skenar të tillë. Gjithashtu diskutuam abuzimin e papranueshëm që u drejtohet politikaneve gra në rrjetet sociale dhe shpresuam që të gjithë liderët e partive ta bëjnë të qartë se kjo është e papranueshme”, ka shkruar Hargreaves.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se në takimin e zhvilluar është diskutuar për procesin zgjedhor të 7 qershorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kandidat…