Samsung prezanton linjën e plotë të televizorëve AI 2026 për përdoruesit në mbarë botën
Linja e vitit 2026 zgjeron funksionet e avancuara të inteligjencës artificiale në modelet Micro RGB, OLED, Neo QLED, Mini LED dhe UHD, duke u mundësuar edhe më shumë përdoruesve në mbarë botën të përjetojnë nga veçoritë e televizorëve të fuqizuar nga inteligjenca artificiale. Samsung Electronics njoftoi sot disponueshmërinë globale të të gjithë linjës së televizorëve për vitin 2026, e cila përfshin modele premium si Micro RGB, OLED dhe Neo QLED, si dhe televizorët më të aksesueshëm Mini LED dhe UHD. Samsung për 20 vite si marka udhëheqëse në botë për televizorë[1], po zgjeron funksionet e fuqizuara nga inteligjenca artificiale në më shumë modele, duke u sjellë përdoruesve në mbarë botën një përvojë më të zgjuar dhe më të personalizuar figure dhe zëri dhe shikimi.
Samsung në vitin 2026 po zgjeron funksionet e Vision AI Companion (VAC) në të gjithë linjën e televizorëve me rezolucion 4K dhe më të lartë, duke reflektuar strategjinë më të gjerë të kompanisë për ta bërë inteligjencën artificiale pjesë qendrore të përvojës televizive. Ky zgjerim sjell një përvojë shikimi të mbështetur nga inteligjenca artificiale në edhe më shumë kategori, madhësi ekranesh dhe për nevoja të ndryshme të përdoruesve[2].
“Me linjën tonë për vitin 2026, Samsung po vendos një piketë të re në fushën e televizorëve me inteligjencë artificiale në mbarë botën,” theksoi Hun Lee, nënkryetar ekzekutiv i divizionit Visual Display (VD) në Samsung Electronics. “Televizorët Samsung me AI do të shkojnë përtej thjesht argëtimit, duke sjellë përfitime praktike në jetën e përditshme. Ata do t’i ndihmojnë përdoruesit të gjejnë më shpejt atë që kërkojnë, të shijojnë më lehtë përmbajtjet dhe të shfrytëzojnë më mirë kohën para televizorit.”
Vision AI sjell një përvojë shikimi më të zgjuar dhe më të thelluar
Vision AI Companion bashkon gamën më të gjerë të platformave dhe shërbimeve të inteligjencës artificiale të Samsung, duke përfshirë Bixby, Perplexity dhe Microsoft Copilot, për ta bërë përvojën televizive më inteligjente dhe më të personalizuar për përdoruesin. Ai është konceptuar si një shoqërues argëtimi që i ndihmon përdoruesit të vendosin çfarë të shikojnë, çfarë të dëgjojnë dhe madje edhe çfarë të hanë, duke e çuar rolin e televizorit përtej thjesht shikimit të përmbajtjeve. Linja e televizorëve me inteligjencë artificiale sjell gjithashtu funksione për një përvojë të përmirësuar argëtimi në filma, sport dhe video game, të mbështetura nga inteligjenca artificiale:
- AI Upscaling Pro: Duke përdorur inteligjencën artificiale, analizon dhe përmirëson në kohë reale përmbajtjet me rezolucion më të ulët, duke ofruar më shumë detaje, thellësi dhe kontrast, ndërsa Color Booster Pro analizon dhe kategorizon skenat për ngjyra më të gjalla dhe më realiste.
- AI Soccer Mode: Analizon në kohë reale skenat e ndeshjeve dhe optimizon figurën dhe zërin për lëvizje më të rrjedhshme të topit, ngjyra më të gjalla dhe një përvojë më të thelluar të zërit si në stadium.
- AI Sound Controller Pro: Analizon në kohë reale dialogët, muzikën në sfond dhe efektet zanore, duke u mundësuar përdoruesve të rregullojnë elemente si komentimi dhe zhurma e publikut për një përvojë edhe më gjithëpërfshirëse.
Micro RGB: E ardhmja e cilësisë premium të figurës
Micro RGB e zgjeron përvojën premium të televizorëve Samsung në një gamë më të gjerë madhësish ekranesh dhe u sjell më shumë përdoruesve ngjyra jashtëzakonisht të sakta, ndriçim të lartë dhe një përvojë të thelluar shikimi të mbështetur nga inteligjenca artificiale. Do të jetë e disponueshme në seritë R95H dhe R85H, në madhësi nga 55 deri në 115 inç dhe bazohet në teknologjinë ekskluzive të Samsung Micro RGB, e cila përdor dioda mikro LED të kuqe, jeshile dhe blu të kontrolluara individualisht për kontroll jashtëzakonisht të saktë të dritës, detaje më të pasura dhe ngjyra më natyrale. Përveç kësaj, teknologjia Glare Free redukton pasqyrimet e dritës në ambiente të ndritshme dhe ndihmon në ruajtjen e një përvoje të qartë shikimi në kushte të ndryshme ndriçimi.
Micro RGB sjell gjithashtu në kategorinë premium të ekraneve të mëdhenj të Samsung “Vision AI Companion” me Gemini dhe funksione të tjera të optimizuara nga inteligjenca artificiale, për një përvojë edhe më inteligjente dhe të personalizuar. Motori profesional Micro RGB me inteligjencë artificiale (Micro RGB AI Engine Pro) optimizon me saktësi ngjyrat, lëvizjen dhe thellësinë, duke i zhytur plotësisht shikuesit në çdo skenë. Me teknologjinë Micro RGB Precision Color 100, riprodhimi i ngjyrave është më i pasur dhe më realist, me mbështetje për mbulim 100% të hapësirës së ngjyrave BT.2020.
Micro RGB Color Booster Pro dhe Micro RGB HDR Pro shfrytëzojnë teknologjinë e inteligjencës artificiale të Samsung për të përmirësuar më tej cilësinë e figurës duke optimizuar ngjyrat dhe kontrastin skenë pas skene, duke ofruar një paraqitje më të gjallë në një gamë të gjerë nivelesh ndriçimi.
Fokusi i Samsung te komoditeti premium i shikimit konfirmohet gjithashtu nga fakti se modeli R95H ka marrë certifikatat “Safety for Eyes” dhe “Circadian Rhythm Display – CRD”, të dhëna nga Verband Deutscher Elektrotechniker (VDE), një institut kryesor global testimi me seli në Gjermani.
OLED: Ofertë e zgjeruar për preferenca të ndryshme të shikuesve
Televizorët Samsung OLED për vitin 2026 përfshijnë modelet S99H, S95H, S90H dhe S85H, të cilët ofrojnë të zeza të thella, ngjyra të pasura, performancë të avancuar dhe dizajn të rafinuar për një gamë më të gjerë preferencash të shikuesve. Teknologjia pa reflektime Glare Free, e cila më parë ishte e disponueshme vetëm në modelin S95F, tani zgjerohet edhe në modelet S95H dhe S90H, duke ndihmuar që të zezat autentike dhe ngjyrat e pasura të mbeten të qarta dhe pa ndërprerje edhe në ambiente të ndritshme.
Te modeli kryesor S95H, Samsung shton funksione premium të dizajnuara për të përmirësuar si përvojën e argëtimit ashtu edhe atë artistike. Pantone Validated ArtfulColor ndihmon në ruajtjen e autenticitetit të veprave origjinale të artit me riprodhim të saktë të ngjyrave dhe detajeve të jashtëzakonshme, ndërsa Samsung Art Store e zgjeron përvojën artistike edhe në televizorët OLED. Forma FloatLayer i jep ekranit një pamje më të lehtë dhe më të sofistikuar që harmonizohet më natyrshëm me ambientin e shtëpisë.
Për video games dhe ndjekjen e sportit, Samsung OLED Ultimate Gaming Pack siguron që lëvizjet e shpejta të mbeten të mprehta dhe të përgjegjshme. Ai kombinon teknologjinë Motion Xcelerator 165 Hz, mbështetjen për platformat kryesore të frekuencës së ndryshueshme të rifreskimit (VRR), si AMD FreeSync Premium Pro dhe NVIDIA G-SYNC Compatible, si dhe mjete për akses të shpejtë në cilësimet e lojërave për një përvojë më të rrjedhshme dhe më intuitive të lojës.
Për adhuruesit e futbollit, Professional AI Soccer Mode në modelet S95H dhe S90H, si dhe AI Soccer Mode në modelin S85H, optimizon në kohë reale figurën dhe zërin për një përvojë edhe më të thelluar të ndjekjes së ndeshjeve në shtëpi.
The Frame: Përvojë e përmirësuar e televizorit artistik
Linja The Frame përfshin modele të dizajnuara për hapësira dhe nevoja të ndryshme instalimi. Në të gjithë linjën, përdoruesit mund të shijojnë Art Mode me akses në më shumë se 5,000 vepra arti të kuruara profesionalisht dhe një përvojë të personalizuar të mundësuar nga Sprejallësi Vision AI. The Frame Pro (modeli LS03HW) sjell cilësi figure Neo QLED dhe një stacion Wireless One Connect. The Frame (modeli LS03HA) kombinon cilësinë e figurës QLED me One Connect dhe një kabllo pothuajse të padukshme. Gjithashtu është i disponueshëm modeli i integruar The Frame (modeli LS03HE), i projektuar për hapësira ku kërkohet një pamje më e pastër dhe më e integruar. Risia për vitin 2026.
Funksionet kryesore të modelit The Frame Pro përfshijnë:
- Dizajn i hollë me thellësi 24,9 mm: I jep The Frame Pro një pamje edhe më të rafinuar, të frymëzuar nga arti.
- Formë moderne The Frame dhe stacion Wireless One Connect: Mundësojnë një vendosje më të pastër pa nevojën e kabllove të fshehura në mur.
- Cilësi figure Neo QLED: Në kombinim me teknologjitë Pantone Validated ArtfulColor dhe Glare Free, siguron kontrast të pasur, riprodhim realist të ngjyrave me pamje të ngjashme me letrën dhe detaje më të qarta edhe në ambiente të ndritshme.
Funksioni kryesor i modelit The Frame (LS03HE) është dizajni i integruar, i cili mundëson instalim të lehtë të kabllove në mur, duke ruajtur njëkohësisht pamjen karakteristike të televizorit The Frame, i cili qëndron ngjitur ngushtë me murin.
Neo QLED: Cilësi e përmirësuar e figurës me përvoja më të lidhura
Samsung Neo QLED kombinon cilësi të përmirësuar të figurës të mbështetur nga inteligjenca artificiale dhe një përvojë më të lidhur shikimi në modelet QN80H dhe QN70H. Modeli QN80H do të jetë i disponueshëm në madhësi nga 125 deri në 254 centimetra (50 deri në 100 inç), ndërsa modeli QN70H nga 108 deri në 214 centimetra (43 deri në 85 inç). Secili model sjell ndriçim, kontrast dhe optimizim inteligjent që përdoruesit presin nga një përvojë autentike QLED.
Samsung Neo QLED, i certifikuar nga TÜV Rheinland si një televizor i vërtetë QLED, përdor ndriçim prapavijor me dritë blu dhe një shtresë reale me pika kuantike për të ruajtur një spektër ngjyrash të qëndrueshëm dhe cilësi të njëtrajtshme të figurës. Real QLED me volum ngjyrash 100% ndihmon në ruajtjen e ngjyrave të sakta dhe të qëndrueshme edhe në nivele të larta ndriçimi. Ndërsa Quantum Mini LED mundëson kontroll jashtëzakonisht të saktë të dritës, duke krijuar kontrast më të thellë, detaje më të qarta dhe ndriçim më uniform skenë pas skene.
Vision AI Companion e bën përvojën e shikimit më të rrjedhshme dhe të përshtatur sipas kontekstit, duke shfaqur në ekran informacione të dobishme në mënyrë natyrale, pa ndërprerë përmbajtjen. Në të gjithë linjën Neo QLED, Samsung zgjeron përvojat e figurës dhe lëvizjes të mbështetura nga inteligjenca artificiale, përfshirë përmirësimin e figurës në 4K, ndërsa në disa modele për lojëra video ofrohet performancë deri në 144 Hz. Procesori NQ4 AI ndihmon në optimizimin e figurës dhe zërit për një gamë të gjerë përmbajtjesh.
Mini LED: I optimizuar për inteligjencën artificiale, tani edhe më i aksesueshëm
Samsung Mini LED u sjell edhe më shumë përdoruesve një përvojë shikimi më të ndritshme dhe më të pasur. Kontrolli më i saktë i dritës dhe teknologjia Pure Spectrum Color sigurojnë thellësi dhe qartësi më të madhe të figurës, si dhe kontrast më të theksuar skenë pas skene. Me dy modele të ndryshme, Samsung po e bën teknologjinë Mini LED dhe përvojën e shikimit të mbështetur nga inteligjenca artificiale më të aksesueshme për një audiencë më të gjerë.
Modeli M80H, i cili do të jetë i disponueshëm në madhësitë 85, 75, 65 dhe 55 inç, sjell përvojën më të avancuar Mini LED në këtë linjë, duke kombinuar cilësinë e figurës Samsung Mini LED me një gamë më të gjerë funksionesh të mbështetura nga inteligjenca artificiale për sport, lojëra video dhe shikim të përditshëm:
- Motion Xcelerator 144Hz: Siguron që përmbajtjet me lëvizje të shpejtë të mbeten të rrjedhshme dhe të qarta.
- Procesori NQ4 AI Gen2: Mundëson optimizimin e figurës me ndihmën e inteligjencës artificiale.
- Kontrolli i zërit me inteligjencë artificiale: Siguron riprodhim të qartë të dialogëve dhe rregullon në kohë reale zërat dhe efektet zanore.
- Funksione shtesë të inteligjencës artificiale dhe personalizimit: Përmirësojnë më tej përvojën e lojërave video dhe të ndjekjes së përmbajtjeve.
Modeli M70H, i cili do të jetë i disponueshëm në madhësitë 85, 75, 65, 55, 50 dhe 43 inç, sjell përfitimet kryesore të teknologjisë Mini LED në një kategori më të aksesueshme, me fokus në cilësinë e figurës për përdorim të përditshëm, paraqitje të qëndrueshme të lëvizjes dhe një përvojë më të thelluar të ndjekjes së sportit:
- Mini LED HDR: Ofron një përvojë më dinamike shikimi.
- Procesori Mini LED 4K: Optimizon cilësinë e figurës gjatë shikimit të përditshëm.
- Motion Xcelerator: Ndihmon që skenat me lëvizje të shpejtë të mbeten më të rrjedhshme dhe më lehtë të ndjekshme.
- Adaptive Sound: Ruan një tingull më të qartë dhe më të balancuar.
Music Studio 7 dhe 5: Audio lifestyle i dizajnuar për hapësirat moderne
Samsung po zgjeron gjithashtu linjën e pajisjeve audio lifestyle me modelet Music Studio 7 dhe Music Studio 5, të cilat kombinojnë tingull të thelluar me një dizajn që harmonizohet natyrshëm me hapësirat moderne dhe ambientet e përditshme të jetesës. Këto modele të reja forcojnë lidershipin shumëvjeçar të Samsung në fushën e zërit premium për shtëpi, përfshirë 12 vite si marka udhëheqëse në botë për soundbar-a[3], duke kontribuar njëkohësisht në krijimin e një ekosistemi më të fuqishëm dhe të integruar që mbështet kombinime më të gjera sistemesh audio dhe një përvojë më të pasur audiovizuale.
Music Studio 7 (HW-LS70H – e zezë, HW-LS71H – e bardhë) sjell një përvojë të thelluar audio 3.1.1-kanale, të dizajnuar për një dëgjim më të pasur dhe më ekspresiv. Funksionet kryesore përfshijnë:
- Tingull me rezolucion të lartë dhe Dolby Atmos®: Mundësojnë riprodhim më të detajuar dhe më të thelluar të zërit, ndërsa super-tweeteri zgjeron përgjigjen e frekuencave deri në 35 kHz për detaje muzikore edhe më të pasura.
- Q-Symphony e zgjeruar: U mundëson përdoruesve të lidhin deri në pesë pajisje audio të pajtueshme me televizorët Samsung për një përvojë edhe më gjithëpërfshirëse audiovizuale në shtëpi.
- I dizajnuar për të plotësuar natyrshëm televizorët me ekran të madh: Dy njësi Music Studio 7, të vendosura në të dy anët e ekranit të madh, krijojnë një pamje më të balancuar të hapësirës dhe njëkohësisht zgjerojnë skenën stereo të zërit.
Music Studio 5 (HW-LS50H – e zezë, HW-LS51H – e bardhë) sjell tingull të thelluar në një formë më kompakte të altoparlantit. Është i dizajnuar për transmetim muzikor pa kabllo, mbështet riprodhim me rezolucion të lartë dhe mundëson dëgjim të thjeshtë dhe të përditshëm. Funksionet përfshijnë:
- Forma Dot, dizajni Bouroullec: Një pamje e rafinuar dhe e dizajnuar me kujdes, që harmonizohet në mënyrë të përsosur me çdo interier.
- AI Dynamic Bass Control: Teknologji e vetë Samsung që ofron tingull të fuqishëm në një dizajn kompakt dhe thellon frekuencat e ulëta pa shtrembërim.
- Samsung Audio Lab: Një altoparlant i akorduar me saktësi, me një woofer 4-inç dhe tweeter-a të dyfishtë me valëzues të integruar për tingull të qartë dhe të balancuar, ndërsa mbështetja për Dolby Atmos® siguron një përvojë edhe më të thelluar dëgjimi.
Për më shumë informacion rreth linjës së televizorëve Samsung me inteligjencë artificiale për vitin 2026, vizitoni faqen e internetit të Samsung.
[1] Sipas raportit të Omdia për ekranet publike për tremujorin e katërt të vitit 2025, bazuar në shitjen e njësive.
[2] Numri i serive dhe modeleve bazohet në ofertën globale të prezantimit dhe mund të ndryshojë në varësi të rajonit.
[3] Sipas FutureSource, Samsung në vitin 2025 arriti 21,5% të të ardhurave globale nga soundbarët dhe 19,7% të njësive të shitura, duke vazhduar pozicionin udhëheqës që ka nisur që nga viti 2014.



