Hajdar Beqa uron besimtarët islamë për Kurban Bajram nga Bashkësia Islame në Gjakovë
27 maj 2026
| 12:36
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 28 në listën zgjedhore, Hajdar Beqa, ka vizituar Bashkësinë Islame në Gjakovë, ku ka përcjellë urimet e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Ishte nder për mua të jem në Bashkësinë Islame në Gjakovë, ku pata kënaqësinë të përcjell urimet më të sinqerta me rastin e festës së Kurban Bajramit. Kjo festë na kujton vlerën e sakrificës dhe afërsisë me njëri-tjetrin – vlera që e mbajnë të bashkuar familjen, komunitetin dhe vendin tonë. E kur na udhëheqin këto vlera, e ardhmja e vendit s’ka si të mos jetë e ndritshme”, ka shkruar Beqa.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 7 qershor.




