Vdes veprimtari Hafiz Gagica, Adnan Merovci: “Pusho në paqe, njeri i Kosovës”
27 maj 2026
| 12:59
Ka vdekur veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Gjermani, Hafiz Gagica.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Adnan Merovci përmes një njoftimi mortor, ku ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të mikut të tij.
“Miku i tij dhe i imi, Mentor Thaqi, ma dha lajmin e hidhur – Hafiz Gagica na la. Ngushëllime familjes dhe miqve! Kështu nuk ishim marrë vesh, Hafiz, miku im i mirë! Pusho në paqe, njeri i Kosovës!”, ka shkruar Merovci.
Hafiz Gagica njihej si një veprimtar i përkushtuar i çështjes kombëtare dhe kontribuues i kahershëm në organizimin e mërgatës shqiptare në Gjermani.



