Haxhiu: Kosova mbetet e vendosur ta thellojë partneritetin me Shtetet e Bashkuara

27 maj 2026 | 13:19

U.d. presidentja, Albulena Haxhiu, ka pritur  në takim kongresistin republikan Keith Self dhe kongresistin demokrat Suhas Subramanyam, pjesë e delegacionit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka theksuar se Kosova e ka të rrënjosur në kujtesë mbështetjen amerikane.

“Në momentet përcaktuese të historisë sonë moderne, Shtetet e Bashkuara qëndruan në anën e lirisë, të paqes dhe të së drejtës së popullit tonë”.

“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen amerikane ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht për rrugën tonë drejt NATO-s, për sigurinë rajonale dhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kosova mbetet e vendosur ta thellojë partneritetin me Shtetet e Bashkuara, si aleate e besueshme dhe si vend që e sheh të ardhmen e vet natyrshëm në NATO, në Evropë dhe përkrah botës demokratike”, ka shkruar Haxhiu në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali Chris McKinney, zëvendësdrejtor i Komandës Evropiane të Ushtrisë së…