Rritet kostoja e ndërtimit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt (TM1) 2026.
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 2,5 % në TM1 2026, krahasuar me TM4 2025. Ndërkaq, krahasuar TM1 2026 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM1 2025), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 4,3 %.
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 2,5 % në tremujorin e parë (TM1) 2026 krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2025.
Rritje kishte transporti 5,9 %, pagat 2,8 %,kostot tjera 2,6 %,materiale 2,5 % dhe makineritë 0,5 %. Zbritje kishte te energjia (-3.9%).
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje 4,3 % në tremujorin e parë (TM1) 2026 krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2025. Rritje më të madhe kishte transporti 11,5 %, pagat 8,6 %, kostot tjera 6,2 %,energjia, 5,5 %, materialet 3,2 % dhe te makineritë 0,7 %.



