Presidenti i Këshillit Evropian më 3 qershor viziton Kosovën, takohet me Haxhiun, Kurtin dhe opozitën
28 maj 2026
| 14:47
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Prishtinën më 3 qershor.
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Costa do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Gjithashtu do të takohet edhe me krerët e partive opozitare.
“Të mërkurën, më 3 qershor, Presidenti Costa do të shkojë në Prishtinë, për t’u takuar me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin në largim, Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare”, ka njoftuar Këshilli Evropian.
Kjo vizitë e Costas vjen në prag të Samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.
Costa do të zhvillojë vizita edhe në kryeqendrat e tjera të rajonit.



