6-shja e AAK-së: Ne po garojmë që gjeneratat të thonë: ‘Këto projekte e ndryshuan Kosovën’
29 maj 2026
| 13:12
Kandidatja për deputete e AAK-së me numër 6, Albana Bytyqi, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për politikë që i dëshpëron njerëzit.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se ka nevojë për ide, energji dhe investime që sjellin jetë në çdo lagje, çdo fshat e çdo familje.
“Ne po garojmë që nesër gjeneratat të thonë: ‘Këto projekte e ndryshuan Kosovën’”, ka shkruar Bytyqi.



